Përhumbje

Në Fund

|

Mund të kthehesh tek unë
Për të parë rrënimin tënd
Për të mos gjetur asgjë
Nga premtimet, puthjet…
Për të qarë
Dhe për të qeshur me veten..
Mund të vish t’i marrësh të gjithë shpresat e tua
Kujtimet, dritën e një diellit të një stine tjetër…
Eja… nuk më vjen keq
Të rri duke të vështruar përhumbur
Supet e lodhur nga pesha e mallit..
Mund të kthehesh tek unë për të parë
Se për ne të dy ka qënë fundi i botës
Se unë po lulëzoj në një formë të re…
Mund të kthehesh
Për të kuptuar sa i vonuar je në kohë
Për t’u ngulitur mbi buzët e mia
Për t’u kujtuar shijen….
Për të qeshur me frikën tënde
nga dashuritë e mëdha
Dhe për t’u ndjerë i vogël…

24 Orë Nga Jeta E Stambollit

Ditën Mëngjesi në hotel është i këndshëm, atmosfera e restorantit është e ngrohtë e familjare edhe pse të gjithë klientët nuk njihen me njëri-tjetrin e...

Prostituta

Në çdo kohë ca njerëz kanë qënë para dhe ca kanë qënë mbrapa shoqërisë, prostitutat kanë qënë përherë anash saj

Ai

Me siguri të gjithë kemi njohur ndokënd në fëmijninë tonë që ka qënë ndryshe. Unë kam njohur Doshin, në fakt ai quhej Lavdosh, por...

Gjakmarrja, Jetë E Mbetur Peng

Lekë Dukagjini nuk ka vdekur. Ai la pas kanunin e tij i cili nuk u fashit kurrë. Me kalimin...

Në këtë kohë të vitit

Në këtë kohë të vitit,kërkoj gjithmonë një këngëqë më flet me zë shpirti,premtime dashurie. Në këtë stinë, çdo re në...

Nga vijnë dhe ku shkojnë…

Termi “Rom” është përzgjedhur në Kongresin e parë Botëror të Romëve në 1971 për të mbuluar një larmi grupesh...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here