Ora e natës

Pastruesja

|

Është një grua trupvogël, poshtë ballkonit tim. Ia njoh prej vitesh fytyrën. Është pastruese. Gjithë-gjithë mund të peshojë 20 kilogramë. Nuk e di nëse cigarja i peshon ndopak, por atë nuk e ndan nga buza. E shoh dhe i buzëqesh gjithmonë, kur jam në rrugë në orët e vona.

Ndonjëherë shkëmbejmë ndonjë fjalë. Herë-herë e shoh nga dritarja, shkul ca shkurre dhe bën një fshesë me to, kur fshesa e saj, nga një shkurre tjetër, është tretur fare. Ndonjëherë e drejton sa mundet kurrizin e kërrusur dhe e sheh në heshtje dikë që ia hedh plehrat para këmbëve.

Çdo natë, ajo nuk e njeh natën! Nata e saj është orar pune. Meriton një bust prej bronzi ajo grua; busti që unë i kam ngritur brenda zemrës sime nuk është i dukshëm për të gjithë…

24 Orë Nga Jeta E Stambollit

Ditën Mëngjesi në hotel është i këndshëm, atmosfera e restorantit është e ngrohtë e familjare edhe pse të gjithë klientët nuk njihen me njëri-tjetrin e...

Librat

Në jetën e njeriut ka libra, të cilët ia ndryshojnë jetën. E them me bindje që, pa një pjesë të mirë të tyre ne...

Si Ndihesh Kur Je Nëna E Një Homoseksuali?

Para disa ditësh një miku im më dërgoi një letër, ishte fjalimi i nënës së tij mbajtur në konferencën e parë ndër-rajonale për problemet...

Ai

Me siguri të gjithë kemi njohur ndokënd në fëmijninë tonë që ka qënë ndryshe. Unë kam njohur Doshin, në...

“Bukuroshja që nuk fle”, përballë sëmundjes

Rreth një vit më parë 22 vjeçarja Adela Meçanaj veshi taka për herë të parë. Ajo i kishte blerë...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here