Shpërfaqje

Burrat E Vjetër Të Jetës Sime

|

Burrat e vjetër të jetës sime
Po shkojnë drejt vdekjes.
Ata më kanë dashur në të gjitha mënyrat
Si vajzë të vogël apo të dashurën imagjinare…
Unë kam hyrë në jetën e tyre pa e ditur
Shumë kohë para se t’a kuptoja që u kisha hyrë brenda vështrimeve.
Më kishin ruajtur prej burrash të tjerë të uritur,
Që të mos kafshohesha pas shpine…
Burrat e vjetër të jetës sime kanë nisur të vdesin.
Në fillim u kane vdekur sytë….
Foletë e pelikanëve brenda tyre i bëjnë edhe më të mëdha zgavrat.
Burrat e vjeter të jetës sime i kujtoj me nostalgji
Nën lule kumbullat e një rruge të qytetit
Kur vështrimi u mbushej me dashuri.
Më kujtohet kur më ngatërronin me të dashurat e tyre të dikurshme
Kur rinia u shënonte në kalendar tek të njëzetat…
Para se të vdisnin ata me patën treguar
se nuk kisha bëre asgjë për të merituar dashurinë e tyre,
po kishin vendosur të më donin sepse dija të shihja në sy,
e sa here që i shihja nën vështrimin tim ndiheshin më të mirë…
Burrat e vjetër të jetës sime janë si një violinë pa tela,
e di që i lëndon shumë nëse në zbrazëtinë e kraharorit të tyre
do të luante melodi vaji, era…
Burrat e vjetër të jetës sime…

Kozetat E Vogla

Qershori në Shqipëri nis me një festë, me festën e fëmijëve. Ajo konceptohet si dita kur fëmijët janë "mbretër" nëpër familje dhe mbushen plot...

Biletat

Mbrëmë pamë një shfaqje spektakolare. Baleti Liqeni i Mjelmave nga Angjelin Preljocaj në Teatrin e Operas dhe Baletit. Mund ta konsideroj se gjithçka ishte...

Shenjtëria E Imazhit Të Mirë

Gazetaria ka mbërritur tek unë shumë vite më parë, për t’u bërë pjesë e rëndësishme e jetës sime. Kam dashur t’i ofroj asaj më...

24 Orë Nga Jeta E Stambollit

Ditën Mëngjesi në hotel është i këndshëm, atmosfera e restorantit është e ngrohtë e familjare edhe pse të gjithë klientët...

Përshtypjet E Një Gruaje Shtatzënë

Lexova diku para disa kohësh se në momentin që një grua merr vendim për të lindur një fëmijë, ajo...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here