Liqeni i Mjelmave

Biletat

Fuqia e njohjes së vetes

|

Mbrëmë pamë një shfaqje spektakolare. Baleti Liqeni i Mjelmave nga Angjelin Preljocaj në Teatrin e Operas dhe Baletit. Mund ta konsideroj se gjithçka ishte afër së përkryerës, po të mos ishte për gjurmët që sjellja njerëzore lë në kokat tona.

Afër meje ishte një karrige bosh, derisa erdhi një vajzë. E veshur hijshëm dhe po aq hijshëm kishte edhe komunikimin. E pyeta nëse ishte te karrigia që kisha pushtuar unë me sendet e mia.
— Jo, — tha, — ulem te tjetra, po edhe këtë unë e kam blerë si vend, por nuk erdhi dikush, kështu që e lashë biletën te zonjat e biletarisë që t’ia dhurojnë dikujt, nëse do të ketë ndonjë të mbetur pa biletë.

I buzëqesha, asaj dhe mirësisë që rrezatonte, dhe pothuaj e mora inat këdoqoftë që e kishte lënë vetëm.

Kur, pothuaj një minutë para se shfaqja të fillonte, erdhi një vajzë tjetër, po ashtu e veshur mirë. Ajo më tha:
— Jam unë te ajo karrigia aty.

I buzëqesha dhe hoqa direkt sendet e mia, dhe i thashë vajzës së parë:
— Erdhi.

Truri më bëri një lidhje të çuditshme. Edhe vajza e dytë ishte veshur me sqimë dhe m’u bë sikur ishte shoqja e munguar, jo dikush i panjohur. Pastaj ajo sqaroi se e kishte marrë biletën në sekondë të fundit dhe unë i thashë:
— Falënderoje këtë vajzën, se ajo e dhuroi biletën

Pak sekonda më vonë u sqaruam që bileta që goca kishte lënë si dhuratë, në fakt i ishte rishitur vajzës së dytë. U pezmatova. Mendova vetëm që vajzat dhe gratë e biletarisë, po të paguheshin më mirë, ndoshta edhe sjelljen do ta kishin më dinjitoze. Gjithsesi, nga diku duhet filluar. Edhe duke sakrifikuar. Kjo është mënyra e vetme për të marrë dhe për të dhënë mirënjohje.

P.S. Dy vajzat që erdhën krah meje më kanë dhënë një ndjesi të mirë. Njëra erdhi vetëm në mungesë të dikujt, ndërsa tjetra erdhi vetëm, pa pritur të gjente dikë me të cilin apo me të cilën të vinte. Një shembull i bukur pavarësie. Si një “gëzuar” në emër të jetës!

Heroi

Ne zyrat e policisë rrugore sot ndesha një zotëri, polic në pension që vinte me makinën e tij të thjeshtë. Hynte në oborr ku...

Historia e një vajze 32-vjeçare të infektuar me HIV

Kur imuniteti I trupit të saj ra dhe këputjet filluan të bëhen edhe më të shpeshta, A. J (inicialet e 32 vjeçares janë ndryshuar...

Kafe e paguar

Ndonjëherë, në mëngjeset e hershme, pi diku një kafe. Në fillim kisha fiksuar një zoteri në moshë, të gjatë si jatagan dhe me fytyrë...

Letrat

Kam lexuar çdo letër që nuk ma ke dërguar kurrë...

Nënë E Shkëlqyer, Aktore E Margaritartë!

Ajo ka sy të qelqtë, të mbushur plot dritë, në ngjyrën e qiellit. Kushedi, përse Zoti i dhuroi një...

Në teatër

Mbrëmë pamë një shfaqje të mrekullueshme: “Shtëpiake të dëshpëruara”. Interpretim brilant i Artan Imamit, Indrit Çobanit dhe Gent Zenelajt. Të...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here