Lexo Heshtjen

Letrat

|

Kam lexuar çdo letër
Që nuk ma ke dërguar kurrë…
Kam ndenjur gjatë mbi çdo fjalë.
Në pamundësitë e jetës kam mësuar
Se nuk kisha rrugë tjetër përveç se të lexoj heshtjen.
Të lexoj frymëmarrjen e thellë…
Nuk jam ngatërruar kurrë tek kuptimet e fjalëve
Krejt njësoj si nuk ngatërroj rrugën që kam kohë pa e bërë
Nëse ndalem dhe pyes ndonjë patrullë policie,
e bëj sa për argëtim, që të ndihen të dobishëm.
Kam hapur për çdo ditë kutinë postare
Kam nxjerr jashtë me grushta ajrin e shtypur
Dhe e kam hapur mbi krevat, për të bërë mozaik.
Kam lexuar çdo letër të pashkruar, brënda atyre që shkrove,
e kam bërë me kujdes pa të lënduar,
krejt njësoj si dikush që sillet me delikatesë
me një bombë që i kanë rrasur ndër duar.
Herë herë i kam lënë letrat mbi krevat
Në pritje se si do sillen kur bëhem shpërfillëse,
në ato herë e kam gjetur shtratin e lagur
ndërsa letrat kanë ikur…

Dashuria që nuk plaket

Një ditë, një burrë dhe një grua mbi të 75-at, duke ecur ngadalë me çapin e saj, hynë në parukerinë që unë frekuentoj. Burri...

Në Bibliotekën E Aurel Plasarit

Kam miq në kuptimin cilësor, jo në atë sasior. Si sasi, mund të kem më shumë armiq. I dua armiq! Nuk dua t’i ndryshoj!

Në Humnerë

Por a e thamë? Dashuria nuk është pazar vjetërsinash që t’ia shesësh një tjetri zemrën tënde...

Si Ndihesh Kur Je Nëna E Një Homoseksuali?

Para disa ditësh një miku im më dërgoi një letër, ishte fjalimi i nënës së tij mbajtur në konferencën...

Atëherë kur shtëpitë publike nuk ishin tabu

Dikur dy qytetet e mëdha Tirana dhe Shkodra gëlonin nga shtëpitë publike. Legjenda, faktet dhe e vërteta duket sikur...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here