Jeta

Dashuria që nuk plaket

|

Një ditë, një burrë dhe një grua mbi të 75-at, duke ecur ngadalë me çapin e saj, hynë në parukerinë që unë frekuentoj. Burri e orientonte me kujdes gruan e tij që të ngjiste shkallët.

Kur hynë brenda, ai u përshëndet me vajzat dhe u tha:

“A mund t’ia lyeni flokët gruas sime dhe ta depiloni? Gruaja ime nuk sheh dhe nuk dëgjon më, por dua të jetë e bukur.”

Burri kërkoi ta shoqëronte në dhomën e depilimit. Kur mbaruan dhe zbritën shkallët, vajzave u mbushën sytë me lot. “Na erdhi për të qarë,” më tha Jona.

Disa ditë më vonë, ai u kthye sërish në parukeri. Këtë herë për të thënë se gruaja e tij kishte zënë shtratin dhe nuk ngrihej më. Vajzat ishin gati të shkonin ta lyenin në shtëpi, me gjithë fuqinë e zemrës do ta bënin. Por burri u tha se ai tashmë e lante çdo ditë me napa dhe lyerja do të ishte e pamundur.

Megjithatë, ai kërkonte një zgjidhje tjetër për flokët e saj, edhe pse ajo prej kohësh nuk ndalonte më para pasqyrës.

Vajzat i sugjeruan një spray që nuk ka nevojë për shpëlarje. Dhe ashtu bëri.

M’u kujtua një histori tjetër. Një burrë që vizitonte çdo ditë gruan e tij me Alzheimer. Kur personeli mjekësor e pyeti pse vinte çdo ditë, kur ajo nuk e dinte më kush ishte ai, ai u përgjigj:

“Por unë e di kush është ajo për mua.”

Të dashura gra dhe vajza, u plakshi pranë një burri të tillë.

Rrëfim

Radioja shpërndan muzikë të vjetër dhe mua më duket se kam 100 vjet që jetoj!

Tinguj Pendimi

Ti e di sesa e madhe bëhet Tirana e vogël prej mungesave...

Të humbësh në Tiranë

Rruga e shkurtër të nxjerr më gjatë, por të jep edhe më shumë mundësi për t’u ndeshur me gjëra,...

“Sekretet” E Ëmbla Të Përmetit

Efigjeni Rrapo fsheh poshtë rrobave të zeza trupin e fortë të një gruaje që ka jetuar gjatë dhe që...

Korça E Traditave, Çfarë Ka Ndryshuar

Në Korçë si rrallëkund në Shqipëri, aroma e qytetarisë ndihet ende aq e fortë sa nuk të lejon të...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here