Udhëtimi Që Nis Me Një Faqe

Librat

I vlerësoj autorët e letërsisë, sepse, në vetvete ata u përkasin ca epokave, të cilat nuk i injoron dot, je apo nuk je dakord me ta.

|

Në jetën e njeriut ka libra, të cilët ia ndryshojnë jetën. E them me bindje që, pa një pjesë të mirë të tyre ne nuk do të ishim këta që jemi. Sigurisht, në këtë kategori rreshtoj njerëz që kontaktin me librin nuk e kanë pasur të rastësishëm. Pa një pjesë të mirë të disa autorëve, ne nuk do të ishim këta që jemi dhe bota jonë shpirtërore nuk do të ishte kjo që kemi. Largimi prej letërsisë nuk është asgjë më shumë sesa zbrazëti shpirtërore.

Askush më mirë sesa fjalët e shkruara në letër nuk të ofron atë impakt të madh ndjenjash sesa libri. Sidomos, kur i tërheq nga raftet, ku kanë zënë pak pluhur e nëpër faqe gjen ndonjë shënim të vogël, që të kujton tjetër kohë. Por, për të mos u zhytur në labirintin e madh që të ofron kjo temë, dua të fokusohem thjesht te disa autorë. Nga ata që, për hir të së vërtetës, kanë qenë emra të përveçëm në letërsinë tonë. Këtë lloj ndjesie e përjeton kur takon autorët e këtyre librave. Dhe kjo më ndodhi me Dritëro Agollin.

Tanimë ai është i vetëdijshëm se librat nuk zënë më një vend aq të rëndësishëm në jetën e njeriut. Për të plotësuar këtë, më tregon këtë episod. Duke dalë nga panairi i librit, disa fëmijë e shohin dhe njëri prej tyre u thotë të tjerëve: “U sa i vjetër qenka ky xhaxhi! Ky do ketë pirë kafe me Skënderbeun….”. Është një episod nga ata që të bëjnë të vësh buzën në gaz me trishtim. Për të intervistuar Agollin, jam menduar shumë. Kam hasur në opinionet autor i politizuar, letërsi e Realizmit Socialist, jo koherente të tjera si këto. Derisa fola vetë me të.

I premtova se do ishte një intervistë pa politikë, sepse vazhdoj të besoj se shumë prej librave të tij qëndrojnë lart. Dhe, në fakt, kur kujtoj Shkëlqimin dhe rënien e shokut Zylo kujtoj shumë kolegë të mi që shkruajnë fjalimet e tjetërkujt gjithandej… Pastaj, ai më tregoi për një të ri shqiptar që studionte në Vjenë dhe që i blinte librat e tij për fjalorin e pasur që përmbajnë. Diku kam lexuar një frazë që më ka befasuar fort: “Njeriu flet me aq fjalë, sa edhe mendon”.

Pikërisht për këtë unë i vlerësoj autorët e letërsisë, sepse, në vetvete ata u përkasin ca epokave, të cilat nuk i injoron dot, je apo nuk je dakord me ta. E them me bindje se, pa Mark Tuen dhe Hakëlberri Finin nuk do të isha kjo që jam. E them gjithashtu me bindje se, pa poezitë e Dritëro Agollit nuk do ta kuptoja dot se sa vlerë kanë për njeriun ndjenjat e tij.

Dhuna E Heshtur

Edhe pse vë buzën në gaz sa herë që kujtoj rrëfimin e një shoqes sime për një vogëlushe e cila "vidhte" në mënyrë konstante...

Rrëfim

Radioja shpërndan muzikë të vjetër dhe mua më duket se kam 100 vjet që jetoj!

Në Bibliotekën E Aurel Plasarit

Kam miq në kuptimin cilësor, jo në atë sasior. Si sasi, mund të kem më shumë armiq. I dua armiq! Nuk dua t’i ndryshoj!

“Si rashë në rrjetën e trafikut seksual”

25 vitet që mban mbi supe Viktoria (emri real i të intervistuarës është ndryshuar, për arsye sigurie) nuk do...

Fëmijët, Emrat Dhe Të Tjera

Kjo ka qenë një kohë e bukur në kompani. Ka qenë e mbushur me femra në pritje për t’u...

Pastruesja

Është një grua trupvogël, poshtë ballkonit tim. Ia njoh prej vitesh fytyrën. Është pastruese. Gjithë-gjithë mund të peshojë 20...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here