E Pathëna

Rrëfim

|

Ka netë që zemra të dhëmb
Nga fjala e pathënë
Nga sytë që si sheh…
Mua më dhemb nata e sotme..
Radioja shpërndan muzikë të vjetër
Dhe mua më duket se kam
100 vjet që jetoj!
Më duket sikur kam lindur me botën
Kujtimet janë aq të gjata dhe të lodhshme
Pesha e tyre si mall i rëndë
Unë e vockël si gishtëz përalle
Që tregoj përralla të lashta…
Ka netë si kjo e sotmja që më lëndojnë
Më duket vetja si shpinë e djegur nga dielli
Si diell që djeg veten time…
Padyshim në netë të tilla ti je shkaku
Më lëndon si muzikë e vjetër
Si dashuri e vjetër e mbetur përgjysmë
Përgjysmë si kjo natë e ndarë në mes…

Në Fund

Mund të vish ti marrësh të gjithë shpresat e tua, kujtimet, dritën e një diellit të një stine tjetër…

Dashuria që nuk plaket

Një ditë, një burrë dhe një grua mbi të 75-at, duke ecur ngadalë me çapin e saj, hynë në parukerinë që unë frekuentoj. Burri...

Si Ndihesh Kur Je Nëna E Një Homoseksuali?

Para disa ditësh një miku im më dërgoi një letër, ishte fjalimi i nënës së tij mbajtur në konferencën...

“Bukuroshja që nuk fle”, përballë sëmundjes

Rreth një vit më parë 22 vjeçarja Adela Meçanaj veshi taka për herë të parë. Ajo i kishte blerë...

VIP-at Vishen Me Krijime Shqiptare

Në fund të letrës së saj të dërguar nëpërmjet e-mail-it, ajo firmos Ema Saval, ndërsa shkruan poshtë “hare”, duke...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here