Radio E Vjetër

Tinguj Pendimi

|

Kushedi sa herë jam matur të të shkruaj,
të të them të pathënat ndonjë natë të gjatë,
pastaj kam hequr dorë, njësoj si një dezertim
nuk e mohoj që duhet guxim për të rrëfyer ndjenjat.
Kam zgjedhur natën të të flas,
rrugëve të Tiranës kur vjeshta rrëzon përtokë gjethe
ndërsa radioja, nga një stacion i dal mode
lëshon në ajër tinguj pendimi…
Por kam heshtur ato njëmijë herë
Ku qindra herë kam dashur të vij,
pa mundur të nisem kurrë…
Janë të çuditshme rrugët,
ti i sheh sesi shtrihen para këmbëve të tua,
krejt të drejta, duke të ftuar për të ecur,
derisa kupton se i ke këmbët e lidhura.
I hedh sytë drejt tyre dhe sheh sesi sandalet e bukura
Bëhen zinxhirë të rëndë çeliku,
sesi toka bëhet hallkë ku të mbërthen frika,
sesi thonjtë nuk janë gjë tjetër veçse gozhdë të zeza.
Ti e di sesa e madhe bëhet Tirana e vogël prej mungesave,
ndoshta prandaj e kupton sesi angullin era nëpër rrugët e saj,
mbase kështu e kupton se zbrazëtira ku kumbon zëri yt,
nuk është asgjë më shumë sesa një ëndërr ku ti gremisesh në gjumë…

Prostituta

Në çdo kohë ca njerëz kanë qënë para dhe ca kanë qënë mbrapa shoqërisë, prostitutat kanë qënë përherë anash saj

Dhuna E Heshtur

Edhe pse vë buzën në gaz sa herë që kujtoj rrëfimin e një shoqes sime për një vogëlushe e cila "vidhte" në mënyrë konstante...

Kombësia: Shqiptare!

Pasaporta ka qenë një nga dokumentet që më joshte më tepër kur isha fëmijë. Më dukej interesante çdo shkronjë e plotësuar me dorë -...

Shenjtëria E Imazhit Të Mirë

Gazetaria ka mbërritur tek unë shumë vite më parë, për t’u bërë pjesë e rëndësishme e jetës sime. Kam...

Rrëfim

Radioja shpërndan muzikë të vjetër dhe mua më duket se kam 100 vjet që jetoj!

Në dritëhijet e Leon Çikës

Mes pikturës dhe fotografisë Ai ka më shumë se 30 vjet që shkon vazhdimisht në Berat. Ai qytet e ka...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here