Emocion

Pamundësi

|

Më lër të jem një zile telefoni që kurrë nuk bie,
më lër të jem heshtja e një shtëpie të braktisur,
më lër të jem qetësia para një stuhie të beftë…
Nëse ti do ishe një dhomë rrëfimesh,
do të kisha ardhur dhe do ta lija zemrën time në dorë,
do të lija të më gjykoje si të doje, dhe po të ishe i padrejtë.
Unë nuk kam asnjë meritë për dashurinë tënde,
që ti e hodhe si një shi furishëm mbi mua.
Edhe sikur të të thosha faleminderit,
sikur të njihja mënyrën për ta thënë sa më denjësisht,
përsëri do ishte si një gëllënjkë e vetme uji në shkretëtirë.
Prandaj merre me vete dashurinë tënde,
edhe sikur të jetë aq e rëndë sa mos ta heqësh dot zvarrë,
se ndoshta mund ta kthesh në një vazo lulesh,
ku të mbjellësh emocionet, të rrahurat e zemrës…
Më lër të jem një e qeshur e fundit që e merr era,
të jem një mëngjes kafeje në bulevardin e të dielës,
të jem pengesa që duhet kapërcyer deri tek një dashuri tjetër.

Në fluturim me Majlën

Padyshim, disa njerëz të mbeten gjatë në mendje. Ndonjëherë për sjelljen e tyre, ndonjëherë për ndonjë tipar të veçantë në portret, ndonjëherë për gjestet...

Letrat

Kam lexuar çdo letër që nuk ma ke dërguar kurrë...

Pastruesja

Është një grua trupvogël, poshtë ballkonit tim. Ia njoh prej vitesh fytyrën. Është pastruese. Gjithë-gjithë mund të peshojë 20 kilogramë. Nuk e di nëse...

E kishim xhaxha, i flisnim hallë

Tre ditë më parë, rreth mesditës një makinë "fluturonte" drejt qytetit të Vlorës, nisur nga fshati Skrofotinë. Nipi i...

Në dritëhijet e Leon Çikës

Mes pikturës dhe fotografisë Ai ka më shumë se 30 vjet që shkon vazhdimisht në Berat. Ai qytet e ka...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here