Buka E Nënës

Unë nuk kam atdhe!

|

Unë nuk kam atdhe!
Atdheun m’a marrin me vete çdo ditë të ikurit, nën kēpucë,
në pakot e vockla që nënat mbështjellin për bijtë!
Unë nuk kam atdhe!
Atdheun ma marrin me vete dallgët
në formë fryme dhe e çojnë në fund të detit,
Si formë kujtimi për të mbyturit!
Unë nuk kam atdhe!
Copa e vogël e tokës nuk më nxe!
A quhet atdhe një tokë pa dritare?
Unë nuk kam atdhe
E kanë “vrarë” nëpër ese, studente të zemëruar,
E kanë varur në tel të përmbyturit e vjetshëm,
krah me teshat e lagura!
Une nuk kam atdhe!
As sa një kasolle për të futur kokën,
as sa një kokë njeriu për ta mbushur me ëndrra.
Unë nuk kam atdhe!
E kanë marrë në valixhe vulë-humburit
për ta humbur dhe atë.
Unë nuk kam atdhe!
Kam vetëm ca miq, pak erë, një tokë të vogël,
një mal dhe një liqen që i mbaj lidhur pas vetes, si gjurmë
sepse nuk kam atdhe!
Kam një gjuhë që quhet e nënës
Po askush nuk më flet,
Nuk e di me çfarë është një tingull,
as si është të të thonë “mirëmëngjes” në gjuhën time!
Unë nuk kam atdhe!
Nuk e mbaj mend as dritën e diellit kur harron të perëndoj!
Sepse të mos kesh atdhe kaq e thjeshtë është,
aromë buke shtëpie që nuk e nuhat kurrë…

Kombësia: Shqiptare!

Pasaporta ka qenë një nga dokumentet që më joshte më tepër kur isha fëmijë. Më dukej interesante çdo shkronjë e plotësuar me dorë -...

Kafe e paguar

Ndonjëherë, në mëngjeset e hershme, pi diku një kafe. Në fillim kisha fiksuar një zoteri në moshë, të gjatë si jatagan dhe me fytyrë...

Heroi

Ne zyrat e policisë rrugore sot ndesha një zotëri, polic në pension që vinte me makinën e tij të thjeshtë. Hynte në oborr ku...

Atëherë kur shtëpitë publike nuk ishin tabu

Dikur dy qytetet e mëdha Tirana dhe Shkodra gëlonin nga shtëpitë publike. Legjenda, faktet dhe e vërteta duket sikur...

Jeta në sytë e një adoleshenteje

Fjodi Sinanaj, nëse do ta kërkoje ta gjeje mes të tjerëve në oborrin e shkollës, ndoshta nuk do ta...

Puna e papaguar e gruas në realitetin shqipar

Puna e papaguar e gruas në realitetin shqiparNë mentalitetin shqiptar, femrës i takon të bëjë gjithë punët e shtëpisë...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here