Një punonjëse me disa bileta të tjera në duar na kërkoi të ndryshonim radhën tonë me nja pesë rradhë më pas

Në teatër

|

Mbrëmë pamë një shfaqje të mrekullueshme: “Shtëpiake të dëshpëruara”. Interpretim brilant i Artan Imamit, Indrit Çobanit dhe Gent Zenelajt. Të qeshje pa pasur kohë të merrje frymë për 90 minuta. Duke qenë se këto vite pas lindjes së fëmijës unë kam qenë sa në Itali e sa në Shqipëri, pak kohë kam që i jam rikthyer teatrit. Më pëlqen shumë atmosfera e teatrit dhe, në mënyrë të pandërgjegjshme, i dua edhe njerëzit që e frekuentojnë atë. Por këtë raport dashurie të pazëshëm dhe idilik dikush do të tentojë të ta prishë.

Sapo zumë vendet, që në fakt i kishim shumë të mira, sepse kisha telefonuar në kohë një shoqe që i kishte rezervuar ato, na erdhi pranë një grua, punonjëse e teatrit, me disa bileta të tjera në duar dhe na kërkoi të ndryshonim radhën tonë me nja pesë rreshta më pas, sepse në teatër na paskëshin ardhur nja tre persona të rëndësishëm në momentet e fundit, dhe na tregoi biletat. (Nuk ia vlente t’i thosha se personat e rëndësishëm zakonisht kanë ftesë), por i thashë se edhe unë isha mjaft person i rëndësishëm, ndonëse ajo nuk më njihte. Shkëmbyem edhe disa fjali dhe tentova të isha e ëmbël dhe e qetë, pastaj gruaja u largua. Vajza e rreshtit të parë u kthye dhe tha që ia kishte kërkuar edhe asaj ndërrimin e vendeve.

Mentalitet përulës dhe fyes. Gjatë shfaqjes e harruam episodin, por kur dolëm jashtë në ajrin e ftohtë, sikur po të qëllonin befas me shuplakë dhe po flisnim se sa u kënaqëm, mbesa ime u kthye dhe më tha: “Dhe bëre shumë mirë që nuk i ndërrove vendet.” Ja, edhe sikur vetëm për kaq, ia vlente ajo lloj rezistence, sa për t’i treguar një adoleshenteje të mos kompleksohet nga terma si “i rëndësishëm” dhe “VIP” dhe të kuptojë që mënyra se si ne fillojmë të respektojmë të tjerët është ajo se si ne respektojmë të drejtën dhe veten.

Në dritëhijet e Leon Çikës

Mes pikturës dhe fotografisë Ai ka më shumë se 30 vjet që shkon vazhdimisht në Berat. Ai qytet e ka goditur në zemër, që herën...

Në Bibliotekën E Aurel Plasarit

Kam miq në kuptimin cilësor, jo në atë sasior. Si sasi, mund të kem më shumë armiq. I dua armiq! Nuk dua t’i ndryshoj!

Kafe e paguar

Ndonjëherë, në mëngjeset e hershme, pi diku një kafe. Në fillim kisha fiksuar një zoteri në moshë, të gjatë si jatagan dhe me fytyrë...

Fshati i goranëve synon turizmin dimëror

Banorët e Shishtavecit shpresojnë që me pasionin e tyre për skitë të transformojnë fshatin e tyre të largët në...

Bora zbardhi maleve…

Sivjet, gjurmët e para bora i pati që në fund të tetorit. Bardhësia e saj bie më shumë në...

Ajo vajzë

Ajo vajzë që flokët i thurte gërshetme erën,e në vend të fjongove varte livando. Nuk është më.As era s’e mori,as...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here