Në hijet e shpirtit

Në këtë kohë të vitit

Nga cikli i këngëve të pakënduara

|

Në këtë kohë të vitit,
kërkoj gjithmonë një këngë
që më flet me zë shpirti,
premtime dashurie.

Në këtë stinë, çdo re në qiell
ka nga një mesazh të koduar,
ka pezull lot malli.

Në këtë stinë ti më dërgon të gjallë e të vdekur,
dhe unë, të gjallë e të vdekur,
të dërgoj pranë.

Në këtë stinë, kur fishkëllen e lëngon nëntori,
një e shkuar bëhet e ardhme,
dhe e tashmja ngrin.

Unë, si unë, që peshkoj në qiell,
me një rrjet fëmijësh yje që bien.

Sa larg shkon mendimi,
sa shpues është ajri.

Diku atje ku mendja mbërrin,
por trupi kurrë — këndohet një këngë.

Një këngë magjike dhe e vjetër,
që pret të kompozohet.

Shpirti di më shumë sesa kujtesa na mban,
në atë bosh, nëntori qan.

Në Bibliotekën E Aurel Plasarit

Kam miq në kuptimin cilësor, jo në atë sasior. Si sasi, mund të kem më shumë armiq. I dua armiq! Nuk dua t’i ndryshoj!

Librat

Në jetën e njeriut ka libra, të cilët ia ndryshojnë jetën. E them me bindje që, pa një pjesë të mirë të tyre ne...

Pastruesja

Është një grua trupvogël, poshtë ballkonit tim. Ia njoh prej vitesh fytyrën. Është pastruese. Gjithë-gjithë mund të peshojë 20 kilogramë. Nuk e di nëse...

Ish të dënuarat mbeten në “burgun” e paragjykimit

Aishe Pojani mban mbi supe një krim të rëndë, pesha e të cilit ngjan sikur rëndon edhe më shumë...

Fëmijët, Emrat Dhe Të Tjera

Kjo ka qenë një kohë e bukur në kompani. Ka qenë e mbushur me femra në pritje për t’u...

Kombësia: Shqiptare!

Pasaporta ka qenë një nga dokumentet që më joshte më tepër kur isha fëmijë. Më dukej interesante çdo shkronjë...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here