Liqeni i Mjelmave

Biletat

Fuqia e njohjes së vetes

|

Mbrëmë pamë një shfaqje spektakolare. Baleti Liqeni i Mjelmave nga Angjelin Preljocaj në Teatrin e Operas dhe Baletit. Mund ta konsideroj se gjithçka ishte afër së përkryerës, po të mos ishte për gjurmët që sjellja njerëzore lë në kokat tona.

Afër meje ishte një karrige bosh, derisa erdhi një vajzë. E veshur hijshëm dhe po aq hijshëm kishte edhe komunikimin. E pyeta nëse ishte te karrigia që kisha pushtuar unë me sendet e mia.
— Jo, — tha, — ulem te tjetra, po edhe këtë unë e kam blerë si vend, por nuk erdhi dikush, kështu që e lashë biletën te zonjat e biletarisë që t’ia dhurojnë dikujt, nëse do të ketë ndonjë të mbetur pa biletë.

I buzëqesha, asaj dhe mirësisë që rrezatonte, dhe pothuaj e mora inat këdoqoftë që e kishte lënë vetëm.

Kur, pothuaj një minutë para se shfaqja të fillonte, erdhi një vajzë tjetër, po ashtu e veshur mirë. Ajo më tha:
— Jam unë te ajo karrigia aty.

I buzëqesha dhe hoqa direkt sendet e mia, dhe i thashë vajzës së parë:
— Erdhi.

Truri më bëri një lidhje të çuditshme. Edhe vajza e dytë ishte veshur me sqimë dhe m’u bë sikur ishte shoqja e munguar, jo dikush i panjohur. Pastaj ajo sqaroi se e kishte marrë biletën në sekondë të fundit dhe unë i thashë:
— Falënderoje këtë vajzën, se ajo e dhuroi biletën

Pak sekonda më vonë u sqaruam që bileta që goca kishte lënë si dhuratë, në fakt i ishte rishitur vajzës së dytë. U pezmatova. Mendova vetëm që vajzat dhe gratë e biletarisë, po të paguheshin më mirë, ndoshta edhe sjelljen do ta kishin më dinjitoze. Gjithsesi, nga diku duhet filluar. Edhe duke sakrifikuar. Kjo është mënyra e vetme për të marrë dhe për të dhënë mirënjohje.

P.S. Dy vajzat që erdhën krah meje më kanë dhënë një ndjesi të mirë. Njëra erdhi vetëm në mungesë të dikujt, ndërsa tjetra erdhi vetëm, pa pritur të gjente dikë me të cilin apo me të cilën të vinte. Një shembull i bukur pavarësie. Si një “gëzuar” në emër të jetës!

Në Gjurmë Të Së Shkuarës

Nëse historia tenton të vjetrohet, të zhduket, të harrohet apo gjurmët për ta gjetur bëhen gjithmonë e më të rralla, çdo gjë që vjen...

“Si rashë në rrjetën e trafikut seksual”

25 vitet që mban mbi supe Viktoria (emri real i të intervistuarës është ndryshuar, për arsye sigurie) nuk do të binin fare në sy...

Unë nuk kam atdhe!

Atdheun ma marrin me vete dallgët në formë fryme dhe e çojnë në fund të detit, si formë kujtimi për të mbyturit!

Prostituta

Në çdo kohë ca njerëz kanë qënë para dhe ca kanë qënë mbrapa shoqërisë, prostitutat kanë qënë përherë anash saj

Si Ndihesh Kur Je Nëna E Një Homoseksuali?

Para disa ditësh një miku im më dërgoi një letër, ishte fjalimi i nënës së tij mbajtur në konferencën...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here