Buka E Nënës

Unë nuk kam atdhe!

|

Unë nuk kam atdhe!
Atdheun m’a marrin me vete çdo ditë të ikurit, nën kēpucë,
në pakot e vockla që nënat mbështjellin për bijtë!
Unë nuk kam atdhe!
Atdheun ma marrin me vete dallgët
në formë fryme dhe e çojnë në fund të detit,
Si formë kujtimi për të mbyturit!
Unë nuk kam atdhe!
Copa e vogël e tokës nuk më nxe!
A quhet atdhe një tokë pa dritare?
Unë nuk kam atdhe
E kanë “vrarë” nëpër ese, studente të zemëruar,
E kanë varur në tel të përmbyturit e vjetshëm,
krah me teshat e lagura!
Une nuk kam atdhe!
As sa një kasolle për të futur kokën,
as sa një kokë njeriu për ta mbushur me ëndrra.
Unë nuk kam atdhe!
E kanë marrë në valixhe vulë-humburit
për ta humbur dhe atë.
Unë nuk kam atdhe!
Kam vetëm ca miq, pak erë, një tokë të vogël,
një mal dhe një liqen që i mbaj lidhur pas vetes, si gjurmë
sepse nuk kam atdhe!
Kam një gjuhë që quhet e nënës
Po askush nuk më flet,
Nuk e di me çfarë është një tingull,
as si është të të thonë “mirëmëngjes” në gjuhën time!
Unë nuk kam atdhe!
Nuk e mbaj mend as dritën e diellit kur harron të perëndoj!
Sepse të mos kesh atdhe kaq e thjeshtë është,
aromë buke shtëpie që nuk e nuhat kurrë…

Burrat E Vjetër Të Jetës Sime

Burrat e vjetër të jetës sime janë si një violinë pa tela...

Shenjtëria E Imazhit Të Mirë

Gazetaria ka mbërritur tek unë shumë vite më parë, për t’u bërë pjesë e rëndësishme e jetës sime. Kam dashur t’i ofroj asaj më...

Përshtypjet E Një Gruaje Shtatzënë

Lexova diku para disa kohësh se në momentin që një grua merr vendim për të lindur një fëmijë, ajo duhet ta dijë se që...

Femrat “fytyra” e re e policisë

Dea Ricku të sjell në mend, sapo e takon, se do të kishte qenë më e përshtatshme si vajzë...

“Si rashë në rrjetën e trafikut seksual”

25 vitet që mban mbi supe Viktoria (emri real i të intervistuarës është ndryshuar, për arsye sigurie) nuk do...

Ish të dënuarat mbeten në “burgun” e paragjykimit

Aishe Pojani mban mbi supe një krim të rëndë, pesha e të cilit ngjan sikur rëndon edhe më shumë...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here