Burri u ndal dhe u ul, ashtu i pazëshëm, në një tavolinë tjetër.

Kafe e paguar

|

Ndonjëherë, në mëngjeset e hershme, pi diku një kafe. Në fillim kisha fiksuar një zoteri në moshë, të gjatë si jatagan dhe me fytyrë të zbehtë. Më dukej sikur mund të jepte frymë nga sekonda në sekondë. Por zoteria kishte një zë të fortë e shpues – zë i një njeriu që i njeh vlerat vetes.

Sot, një burrë i heshtur kaloi para lokalit, dhe gjyshi – si e quaj unë këtë zoteri – i foli: “Hajde, ulu dhe pi një kafe.” Më nguli sytë dhe priti. Gjyshi i foli kamarierit të sillte një kafe. Kamarieri e shërbeu në një gotë letre. Burri u ndal dhe u ul, ashtu i pazëshëm, në një tavolinë tjetër. Burri u ul me shpinen nga rruga, më pa dhe, për sa kohë që qëndroi aty, vazhdoi të shikonte në drejtimin tim – ndoshta isha transparente për sytë e tij. Por përtej meje, kushedi çfarë shihte.

E piu kafen me dy gëllenjka, u ngrit dhe iku, pa e parë fare gjyshin. M’u kujtua menjëherë zakon i atyre kafeneve ku njerëzit paguajnë për dikë që nuk mund ta blejë vetë kafen. E pyeta kamarierin për burrin dhe për gjyshin. “Do ta paguaj gjyshi,” tha ai, pastaj shtoi se burri që iku vinte herë pas here në lokal. Ashtu i çuditshëm. I heshtur. I humbur. Shumë larg.

Gjyshi jo. Elegant dhe njerëzor, krejt tokësor, dhe askund nuk ngjante me burrin me vështrimin fluturak.

Jeta në sytë e një adoleshenteje

Fjodi Sinanaj, nëse do ta kërkoje ta gjeje mes të tjerëve në oborrin e shkollës, ndoshta nuk do ta dalloje menjëherë, kjo për shkak...

Takim Me Babanë e Çufos

Në qoftë se ndonjëherë do të ishte bërë një studim, se sa orë kemi qeshur ne gjatë jetës sonë me një personazh të paharruar...

Në teatër

Mbrëmë pamë një shfaqje të mrekullueshme: “Shtëpiake të dëshpëruara”. Interpretim brilant i Artan Imamit, Indrit Çobanit dhe Gent Zenelajt. Të qeshje pa pasur kohë të...

Dashuria që nuk plaket

Një ditë, një burrë dhe një grua mbi të 75-at, duke ecur ngadalë me çapin e saj, hynë në...

Në Ajër Me Sky Magazine

Askush nuk e di se çfarë ka në mendjen e një njeriu kur ai udhëton mijëra kilometra mbi tokë....

Në Fund

Mund të vish ti marrësh të gjithë shpresat e tua, kujtimet, dritën e një diellit të një stine tjetër…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here