Ecejake

Në Humnerë

|

Kam gjetur gjithmonë një mënyrë për të të dashur
Edhe kur ma ke mbushur rrugën me ferra.
Se dashuria është zgjedhje gjithmonë
Jo fature ndjenjash dhe kontributesh!
Kam gjetur gjithmonë një shteg për të hyrë
Në zemrën ku trëndafilat kanë çelur mes ferrash
I kam gjakosur gjithmonë mendimet ikanake
Gjithmonë dikush tradhëton në front, por jo une!
Te gjitha herët që të kam gjetur duke pare boshin
E kam ditur gjithmone që si bosh më ke parë.
Por a e thamë?
Dashuria nuk është pazar vjetërsinash që t’ia shesësh një tjetri zemrën tënde,
është pikërisht njësoj si dikur
kur një vajzë e re u blatohej zotave
që nuk ishin gjëkundi,
njësoj si nje yll që kushedi kur ka rënë, por ende ndricon!
Të kam parë të shtrihesh në një brinjë mali,
Pa e ditur kurrë që poshtë flokëve të tu, unë isha bari…

24 Orë Nga Jeta E Stambollit

Ditën Mëngjesi në hotel është i këndshëm, atmosfera e restorantit është e ngrohtë e familjare edhe pse të gjithë klientët nuk njihen me njëri-tjetrin e...

Kafe e paguar

Ndonjëherë, në mëngjeset e hershme, pi diku një kafe. Në fillim kisha fiksuar një zoteri në moshë, të gjatë si jatagan dhe me fytyrë...

Në këtë kohë të vitit

Në këtë kohë të vitit,kërkoj gjithmonë një këngëqë më flet me zë shpirti,premtime dashurie. Në këtë stinë, çdo re në qiellka nga një mesazh të...

Prostituta

Në çdo kohë ca njerëz kanë qënë para dhe ca kanë qënë mbrapa shoqërisë, prostitutat kanë qënë përherë anash saj

Poezia e Pambaruar e Një Diktatori

Një diktator mund të të hedhë dorën në qafë,të qeshë krah teje në kamera.Ti, a ndjen erën e gjakut...

Në dritëhijet e Leon Çikës

Mes pikturës dhe fotografisë Ai ka më shumë se 30 vjet që shkon vazhdimisht në Berat. Ai qytet e ka...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here