Radio E Vjetër

Tinguj Pendimi

|

Kushedi sa herë jam matur të të shkruaj,
të të them të pathënat ndonjë natë të gjatë,
pastaj kam hequr dorë, njësoj si një dezertim
nuk e mohoj që duhet guxim për të rrëfyer ndjenjat.
Kam zgjedhur natën të të flas,
rrugëve të Tiranës kur vjeshta rrëzon përtokë gjethe
ndërsa radioja, nga një stacion i dal mode
lëshon në ajër tinguj pendimi…
Por kam heshtur ato njëmijë herë
Ku qindra herë kam dashur të vij,
pa mundur të nisem kurrë…
Janë të çuditshme rrugët,
ti i sheh sesi shtrihen para këmbëve të tua,
krejt të drejta, duke të ftuar për të ecur,
derisa kupton se i ke këmbët e lidhura.
I hedh sytë drejt tyre dhe sheh sesi sandalet e bukura
Bëhen zinxhirë të rëndë çeliku,
sesi toka bëhet hallkë ku të mbërthen frika,
sesi thonjtë nuk janë gjë tjetër veçse gozhdë të zeza.
Ti e di sesa e madhe bëhet Tirana e vogël prej mungesave,
ndoshta prandaj e kupton sesi angullin era nëpër rrugët e saj,
mbase kështu e kupton se zbrazëtira ku kumbon zëri yt,
nuk është asgjë më shumë sesa një ëndërr ku ti gremisesh në gjumë…

Ajo vajzë

Ajo vajzë që flokët i thurte gërshetme erën,e në vend të fjongove varte livando. Nuk është më.As era s’e mori,as livando nuk mbiu dikund tjetër. Ajo...

2011

Në kokë kam ato mijëra urime të lexuara përgjatë jetës, në kartolinat e Vitit të Ri, pastaj të dëgjuar në rrugë; e të tjerat,...

“Bukuroshja që nuk fle”, përballë sëmundjes

Rreth një vit më parë 22 vjeçarja Adela Meçanaj veshi taka për herë të parë. Ajo i kishte blerë ato, por kurrë nuk i...

Historia e një vajze 32-vjeçare të infektuar me HIV

Kur imuniteti I trupit të saj ra dhe këputjet filluan të bëhen edhe më të shpeshta, A. J (inicialet...

Nga vijnë dhe ku shkojnë…

Termi “Rom” është përzgjedhur në Kongresin e parë Botëror të Romëve në 1971 për të mbuluar një larmi grupesh...

Në Manovrat E 19 Korrikut ‘74 Nuk Iu Hap Rrota E Parë

"Im atë e ndjeu se isha unë kur fluturova mbi qytet i pashpresë" Sy të kaltër në një fytyrë të...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here