Përhumbje

Në Fund

|

Mund të kthehesh tek unë
Për të parë rrënimin tënd
Për të mos gjetur asgjë
Nga premtimet, puthjet…
Për të qarë
Dhe për të qeshur me veten..
Mund të vish t’i marrësh të gjithë shpresat e tua
Kujtimet, dritën e një diellit të një stine tjetër…
Eja… nuk më vjen keq
Të rri duke të vështruar përhumbur
Supet e lodhur nga pesha e mallit..
Mund të kthehesh tek unë për të parë
Se për ne të dy ka qënë fundi i botës
Se unë po lulëzoj në një formë të re…
Mund të kthehesh
Për të kuptuar sa i vonuar je në kohë
Për t’u ngulitur mbi buzët e mia
Për t’u kujtuar shijen….
Për të qeshur me frikën tënde
nga dashuritë e mëdha
Dhe për t’u ndjerë i vogël…

Puna e papaguar e gruas në realitetin shqipar

Puna e papaguar e gruas në realitetin shqiparNë mentalitetin shqiptar, femrës i takon të bëjë gjithë punët e shtëpisë dhe puna për të cilën...

Takim Me Babanë e Çufos

Në qoftë se ndonjëherë do të ishte bërë një studim, se sa orë kemi qeshur ne gjatë jetës sonë me një personazh të paharruar...

Tinguj Pendimi

Ti e di sesa e madhe bëhet Tirana e vogël prej mungesave...

Një Princeshë Që Na Mungonte

Sekreti qëndron te sjellja. Klas ose jo, është e lexueshme nga të gjithë. Ndodh që bëjmë sikur s’e vëmë...

Fshati i goranëve synon turizmin dimëror

Banorët e Shishtavecit shpresojnë që me pasionin e tyre për skitë të transformojnë fshatin e tyre të largët në...

Përshtypjet E Një Gruaje Shtatzënë

Lexova diku para disa kohësh se në momentin që një grua merr vendim për të lindur një fëmijë, ajo...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here