Në hijet e shpirtit

Në këtë kohë të vitit

Nga cikli i këngëve të pakënduara

|

Në këtë kohë të vitit,
kërkoj gjithmonë një këngë
që më flet me zë shpirti,
premtime dashurie.

Në këtë stinë, çdo re në qiell
ka nga një mesazh të koduar,
ka pezull lot malli.

Në këtë stinë ti më dërgon të gjallë e të vdekur,
dhe unë, të gjallë e të vdekur,
të dërgoj pranë.

Në këtë stinë, kur fishkëllen e lëngon nëntori,
një e shkuar bëhet e ardhme,
dhe e tashmja ngrin.

Unë, si unë, që peshkoj në qiell,
me një rrjet fëmijësh yje që bien.

Sa larg shkon mendimi,
sa shpues është ajri.

Diku atje ku mendja mbërrin,
por trupi kurrë — këndohet një këngë.

Një këngë magjike dhe e vjetër,
që pret të kompozohet.

Shpirti di më shumë sesa kujtesa na mban,
në atë bosh, nëntori qan.

Shishtaveci I skive, atje ku turizmi malor pret turistët

Shishtaveci është vetëm 27 kilometër larg qytetit të Kukësit, por për të arritur atje të duhet më shumë se një orë e gjysmë. Rruga...

Jeta në sytë e një adoleshenteje

Fjodi Sinanaj, nëse do ta kërkoje ta gjeje mes të tjerëve në oborrin e shkollës, ndoshta nuk do ta dalloje menjëherë, kjo për shkak...

Shenjtëria E Imazhit Të Mirë

Gazetaria ka mbërritur tek unë shumë vite më parë, për t’u bërë pjesë e rëndësishme e jetës sime. Kam dashur t’i ofroj asaj më...

Mediat e minoriteteve

Mediat e minoriteteve deri më sot mund të konsiderohen eksperimentale. Edhe pse pas viteve ’90 minoritetet kanë bërë përpjekje...

Femrat “fytyra” e re e policisë

Dea Ricku të sjell në mend, sapo e takon, se do të kishte qenë më e përshtatshme si vajzë...

Si Ndihesh Kur Je Nëna E Një Homoseksuali?

Para disa ditësh një miku im më dërgoi një letër, ishte fjalimi i nënës së tij mbajtur në konferencën...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here