Matanë dritës

Poezia e Pambaruar e Një Diktatori

Nën lëkurë

|

Një diktator mund të të hedhë dorën në qafë,
të qeshë krah teje në kamera.
Ti, a ndjen erën e gjakut në rrobat e zeza?
A ia lexon hartat e njollave që mbesin në tru përgjithmonë?

Një diktator do të të mësojë si të mendosh,
do të të japë një tokë të vogël ku të mbjellësh shkurre pa lule,
sepse një diktator nuk e duron dot të bukurën
që nuk ka dalë prej duarve të tij.

Një diktator do të të urdhërojë të heshtësh,
do të të sakatosë me fuqinë e tij.
Do të ulet këmbëkryq
në tavolinë, i paftuar,
do të hajë gjithçka,
dhe do të të mësojë t’i thuash:
“Faleminderit për praninë e tij.”

Një diktator do të ta mbulojë diellin,
sepse çdo diktator verbohet nga drita.
Ti do të vizatosh në trup një diell
që kurrë nuk do të të ngrohë.

Një diktator do të vijë të të qajë në varreza,
një ditë pasi të ka vrarë.
Ai do të të zhdukë qënien që ishe,
aq brutalisht,
sa zemra do të dridhet edhe në varr.

Në fund të zemrës

Në fund të zemrësAtje ku drita kurrë nuk pati hyrë, Kam një ngastër toke të ngurtë,Ku nuk bie shi, ku nuk del dielli,Ku rriten pemë...

“Sekretet” E Ëmbla Të Përmetit

Efigjeni Rrapo fsheh poshtë rrobave të zeza trupin e fortë të një gruaje që ka jetuar gjatë dhe që nuk ka vendosur të plaket....

Pushime Në Shqipëri

Disa ditë më parë po mendoja që, nëpërmjet editorialit të revistës sonë, t’i kushtoja një hapësirë të gjerë të rinjve të talentuar. Atyre të...

Kombësia: Shqiptare!

Pasaporta ka qenë një nga dokumentet që më joshte më tepër kur isha fëmijë. Më dukej interesante çdo shkronjë...

Korça E Traditave, Çfarë Ka Ndryshuar

Në Korçë si rrallëkund në Shqipëri, aroma e qytetarisë ndihet ende aq e fortë sa nuk të lejon të...

Burrat e “asgjësë”

Para disa javesh takova një burrë, nga këta burrat e shtetit, këta që i gënjen mendja që do bëjnë...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here