Në thellësi

Në fund të zemrës

|

Në fund të zemrës
Atje ku drita kurrë nuk pati hyrë,

Kam një ngastër toke të ngurtë,
Ku nuk bie shi, ku nuk del dielli,
Ku rriten pemë të egra.

Atë tokë e kam plot me fantazma,
Me zëra të panjohur,
Me të ardhme të pambërritura ende.

Atë tokë, prej gruaje të egër,
Nuk do ta mbjell kurrë me ëndrra,
Edhe gjithë pemët e egra nuk do t’i pres,

Se më duhet ai pyll
Për t’u fshehur
Atëherë kur vetes i iki.

Unë i kam shkruar të gjitha legjendat,
E pastaj këmbëzbathur kam ecur brenda tyre.

Herë herë kam qenë jehona,
Herë të tjera me flokët e mpleksura me lëkustrat.

Kam ngritur harkun për të qëlluar
Atë që vjen nga drita, por dritë nuk u bë.

Atë tokë të shkretë, varrosur brenda meje,
E kam të shenjtë.

Ka më shumë kuptim
Se gjithë bota e qytetëruar
Që lirinë ta jep me masë;
Dhe lirinë s’ta fal kurrë.

Kushedi sa e sa herë në atë tokë të shkretë
E kam gjetur veten, pas çdo arratie,
Një fëmijë lakuriq që ngrohet poshtë gëzofit të një ulkonje.

Në Gjurmë Të Së Shkuarës

Nëse historia tenton të vjetrohet, të zhduket, të harrohet apo gjurmët për ta gjetur bëhen gjithmonë e më të rralla, çdo gjë që vjen...

Në Fund

Mund të vish ti marrësh të gjithë shpresat e tua, kujtimet, dritën e një diellit të një stine tjetër…

24 Orë Nga Jeta E Stambollit

Ditën Mëngjesi në hotel është i këndshëm, atmosfera e restorantit është e ngrohtë e familjare edhe pse të gjithë klientët nuk njihen me njëri-tjetrin e...

Korça E Traditave, Çfarë Ka Ndryshuar

Në Korçë si rrallëkund në Shqipëri, aroma e qytetarisë ndihet ende aq e fortë sa nuk të lejon të...

Përshtypjet E Një Gruaje Shtatzënë

Lexova diku para disa kohësh se në momentin që një grua merr vendim për të lindur një fëmijë, ajo...

Historia e njerëzve të natës

Sa herë që njerëzit flasin për jetën e natës, nënkuptojnë me këtë të rinj dhe të reja që mbushin...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here