Aktivitetet

Fundviti

Një sy i shpejtë mbi jetën artistike shqiptare.

|

Fundvitet janë të rrëmujshëm, në fakt. Të duket sikur nuk ke arritur t’i bësh të gjitha. Por, edhe nëse kjo nuk është e vërtetë, nuk është se ke më shumë kohë për të planifikuar si t’ia arrish qëllimit. Tirana në fundvit nuk është qyteti më i bukur i botës, ajo nuk e ka atë shkëlqimin e qyteteve të mëdha për festa. Të paktën kështu ka qenë këto katër-pesë vitet e fundit, pasi nuk është hedhur asnjë lek për zbukurimet e saj. Pamja ishte e njëllojtë me vitin që shkoi e me ato të mëparshëm. Por njerëzit i duan pushimet. E duan ndërrimin e viteve dhe kanë shpresë se viti që do të vijë do të jetë me më shumë fat. Këtë vit Tirana po e pret Vitin e Ri paksa më ndryshe.
Ka një sërë aktivitetesh dhe jetë artistike. Nga më të rëndësishmet është pjesëmarrja e Teatrit Kombëtar në një konkurs ndërkombëtar që do të mbahet në Londër. Në këtë ngjarje artistike do të marrin pjesë 37 vende, të cilat do të vënë në skenë veprën e plotë të Shekspirit, në 37 gjuhë përkatëse. Kjo është hera e parë pas 70 vjetësh që Tetari Kombëtar merr pjesë në një ngjarje të tillë. Po kështu, është Festivali Kombëtar i Këngës në TVSH, një nga veprimtaritë më të bukura dhe gjithashtu një traditë mjaft e mirë në historikun e Televizionit Shqiptar. Pritet të jetë një festival shumë i arrirë, sepse këtë herë shënon vitin e 50-të. Muzika përcjell te njeriu mesazhe të shpejta. Këtë e dinë të gjithë.
Për fat të mirë, nuk është vetëm festivali i RTSH-së, sepse në kohën që kjo revistë po kalonte për në shtyp, po zhvillohej Kënga Magjike, një ngjarje artistike shumë e arrirë e artistit të njohur Ardit Gjebrea. Nga ana tjetër, një tv tjetër është duke realizuar edicionin e radhës së TopFest. Është mirë kështu, kur jeta artistikefillon dhe krijon traditat e veta. Po kështu, aktivitete të tjera të rëndësishme ka gjithandej në Teatrin e Operës dhe Baletit, në galeritë e arteve private dhe shtetërore. Për fat të mirë, në nëntor kemi Panairin e Librit, që do të qëndrojë hapur nga data 9 deri më 13 nëntor. 14 vjet më parë, kur panairi i librit u organizua për herë të parë, solli risi. Vërtet pati një periudhë kur njerëzit iu larguan librit, por të dhënat e studimeve të pakat që janë bërë për këtë tregojnë se lexuesit janë kthyer përsëri te libri.
Numri i vizitorëve dhe i blerësve në panairin e shkuar ishte me mijëra; po kështu, nga të dhënat e organizatorëve të aktivitetit u shitën mbi 200 mijë libra. Një libër i mirë vlerësohet si një mik i mirë; atij mund t’ia kthesh shpinën kur të duash, porse të mbetet gjithmonë një mik i mirë. Dhe, në fund, duke qenë se revista jonë del një herë në dy muaj, derisa numri i ri të jetë në dorën tuaj do të ketë ardhur një tjetër vit. Urojmë që viti që do të vijë t’ju sjellë pranë miq të vërtetë, hapësira më shumë në dritaren e botës, muzikë, libra dhe shumë mundësi për një jetë më të mirë.
Është koha për ta mbyllur vitin 2011 ndershmërisht, për të bërë bilancet e humbjeve e të fitoreve në luftën me vetveten. Për të shpresuar që më 2012-n do të kemi pranë më shumë miq, më shumë suksese, më shumë mundësi për t’u njohur me veten dhe një peshore pa hile, ku t’i masim mirë vlerat tona reale.

Burrat e “asgjësë”

Para disa javesh takova një burrë, nga këta burrat e shtetit, këta që i gënjen mendja që do bëjnë histori duke sjellë si kontribut...

Korça E Traditave, Çfarë Ka Ndryshuar

Në Korçë si rrallëkund në Shqipëri, aroma e qytetarisë ndihet ende aq e fortë sa nuk të lejon të mos e vësh re. Matanë...

Në Festival

Mbrëmë, ndërsa po ndiqnim festivalin, im bir më tha qetë:— Më pihet ujë. — Nuk kam ku të gjej ujë tani, — i thashë. — Pse...

Historia E Paretushuar

Roland Tasho nuk është thjesht fotograf. Ai është një dëshmitar i së tashmes, së shkuarës, së ardhmes, dëshmitar nga...

Në Bibliotekën E Aurel Plasarit

Kam miq në kuptimin cilësor, jo në atë sasior. Si sasi, mund të kem më shumë armiq. I dua armiq! Nuk dua t’i ndryshoj!

Në Humnerë

Por a e thamë? Dashuria nuk është pazar vjetërsinash që t’ia shesësh një tjetri zemrën tënde...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here