Ndihma

Të humbësh në Tiranë

|

Rruga e shkurtër të nxjerr më gjatë, por të jep edhe më shumë mundësi për t’u ndeshur me gjëra, njerëz, etj. Mbrëmë tentova të bëj një rrugë të shkurtër për diku. Hyra në një lagje që, edhe pse e dija sa afër ishte me rrugët që njihja, më kalli datën. Ca sepse nuk dija ku po ecja, ca sepse nuk ka drita për qamet në asnjë lagje të Tiranës.

Ndalova dhe pyeta një grua. Ajo nuk dinte të më orientonte, por thirri dikë. Mendova se po vinte i biri. Në fakt erdhi një burre, dhe gruaja i tha: “O lali, ndihmoje pak këtë gocë të dalë, se është ngatërruar. Ja hyp në makinë dhe nxire në rrugën kryesore.”

Unë me siguri do kem bërë ndonjë fytyrë mosbesuese, sepse burri, që sapo u bë gati të hapte derën e makinës time, ndaloi dhe më priti të përgjigjesha. “Nuk është nevoja ta mundoj,” i thashë, “mjafton të më thotë drejtimin.”

Ai më tregoi fundin e rrugës dhe më tha të kthehesha mbrapsht. Iku para meje në këmbë, ndërsa unë ndalova sërish te gruaja. Ajo më tha: “Mos ki merak, është im shoq. Do të të shoqërojë me makinë.” I thashë faleminderit dhe ika.

Burri më bëri shenjë të prisja dhe nxori makinën nga parkimi. Eci para meje dhe më nxori në rrugën kryesore. Ndaloi makinën, priti që të dilja paralel dhe më pyeti nëse isha e qartë. I thashë faleminderit dhe u largova.

U ndjeva e turpëruar për fytyrën time plot mosbesim. Mendova për atë njeri të panjohur që lëvizi makinën për mua dhe mendoja se pas kësaj, kushedi sa herë ai do t’i binte rrotull lagjes së mbingarkuar për të gjetur një parkim të ri.

Në Fund

Mund të vish ti marrësh të gjithë shpresat e tua, kujtimet, dritën e një diellit të një stine tjetër…

E kishim xhaxha, i flisnim hallë

Tre ditë më parë, rreth mesditës një makinë "fluturonte" drejt qytetit të Vlorës, nisur nga fshati Skrofotinë. Nipi i Vangjeli Llambros, e dërgonte hallën...

Në teatër

Mbrëmë pamë një shfaqje të mrekullueshme: “Shtëpiake të dëshpëruara”. Interpretim brilant i Artan Imamit, Indrit Çobanit dhe Gent Zenelajt. Të qeshje pa pasur kohë të...

Pse Burrat Dhunojnë Gratë. Historia E Njërës Prej Tyre

B.L. është 31 vjeç. 10 vitet e fundit të jetës nuk kanë qënë aspak si i kishte ëndërruar. Ajo...

Në fluturim me Majlën

Padyshim, disa njerëz të mbeten gjatë në mendje. Ndonjëherë për sjelljen e tyre, ndonjëherë për ndonjë tipar të veçantë...

Kozetat E Vogla

Qershori në Shqipëri nis me një festë, me festën e fëmijëve. Ajo konceptohet si dita kur fëmijët janë "mbretër"...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here