Çështje Të Ndryshme

Fëmijët, Emrat Dhe Të Tjera

Në një atmosferë të tillë, kur jeta lind jetën, kur gjelbërimi pushton rrugët, kur pushimet të tundojnë, kur emri i një fëmije diskutohet kaq shumë para se ta shoqërojë atë gjatë tërë jetës

|

Kjo ka qenë një kohë e bukur në kompani. Ka qenë e mbushur me femra në pritje për t’u bërë nëna, të cilat kërkojnë lart e poshtë emrin e bebit të tyre. Të gjithë duan që fëmija i tyre të jetë i veçantë. Të gjithë kërkojnë një të ardhme të artë për fëmijët e tyre. Emra të tillë, si Amaranta, Ivon, Amos, Erblin, Frea, Keler, si dhe shumë e shumë të tjerë kanë qarkulluar nëpër zyrat tona, duke sjellë një ndjesi tjetër shumë më të ngrohtë e të mbushur me imagjinatë. Njëra prej tyre e lindi bebin e saj, dy të tjerat do ta lindin para se ky shkrim të ketë dalë në dritën e botimit, ndërsa bebi tjetër do të presë edhe ca muaj që të vijë në jetë. Kjo ndjesi pjellorie ka mbushur atmosferën e zyrave, të cilat, herë-herë ndihen “të lodhura” nga rutina e zhurmshme, të cilën nuk e shoqëron domosdoshmërish në mendje uturima e ndonjë avioni. Por, ama, unë punoj për një kompani avionësh. Më parë s’e kisha imagjinuar kurrë këtë. Tashmë kemi një vit që jemi pranë lexuesit me revistën tonë. Më vjen mirë që mund të përcjellim atje sipër në qiell ca vlera që nuk duhet të humbasin. Në këtë numër kemi përfshirë shumë tema. Kemi zgjedhur t’ju tregojmë për Veronën, të cilën që nga qershori mund ta vizitoni shpesh. Avionët tanë do ta bëjnë këtë itinerar tri herë në javë. Kemi sjellë Përmetin (ndoshta sepse kur e ndjejmë nevojën për ajër të pastër, arratisemi me mendje deri larg), po kështu shqiptarin Gjon Mili, shpikësin e fotografisë në lëvizje. Kemi sjellë Eselën, një aktore që ka vendosur të shfaqet dukshëm në syrin e publikut shqiptar. Por, mbi të gjitha, kemi sjellë “babanë” e Çufos, shkrimtarin Gaqo Bushaka. Kjo përzgjedhje, me siguri ka qenë për shkak të nevojës sonë të brendshme për t’u kthyer në fëmijëri. Atje ku na presin gjithmonë, Gishtëzat, Çufot, Sirenat, Zanat dhe plot personazhe të tjera të përrallave. Ndërkohë që, herë-herë, ne kemi nevojë të zvogëlohemi, fëmijët kanë nevojë të rriten. E ta mendosh sa kërkesa të çuditshme ka njeriu herë pas here! Kjo revistë u përket dy muajve, majit dhe qershorit. Ndaj, është kjo arsyeja pse kemi zgjedhur ca foto magjepsëse nga bregdeti shqiptar, të cilat të grishin për pushime. Nuk është e thënë që pushimet të zgjasin shumë ditë. Ato mund të zgjasin edhe vetëm një fundjavë, aq sa për ta retushuar ngjyrën e lëkurës me një çokollatë të lehtë. E pra, në një atmosferë të tillë, kur jeta lind jetën, kur gjelbërimi pushton rrugët, kur pushimet të tundojnë, kur emri i një fëmije diskutohet kaq shumë para se ta shoqërojë atë gjatë tërë jetës, ju urojmë të gjithëve një fundpranverë të bukur dhe një verë të ngrohtë e të ëmbël!

Bora zbardhi maleve…

Sivjet, gjurmët e para bora i pati që në fund të tetorit. Bardhësia e saj bie më shumë në sy kur shtron nëpër male,...

Fshati i goranëve synon turizmin dimëror

Banorët e Shishtavecit shpresojnë që me pasionin e tyre për skitë të transformojnë fshatin e tyre të largët në një qendër turizmi dimëror. Kur...

“Bukuroshja që nuk fle”, përballë sëmundjes

Rreth një vit më parë 22 vjeçarja Adela Meçanaj veshi taka për herë të parë. Ajo i kishte blerë ato, por kurrë nuk i...

24 Orë Nga Jeta E Stambollit

Ditën Mëngjesi në hotel është i këndshëm, atmosfera e restorantit është e ngrohtë e familjare edhe pse të gjithë klientët...

Historia E Paretushuar

Roland Tasho nuk është thjesht fotograf. Ai është një dëshmitar i së tashmes, së shkuarës, së ardhmes, dëshmitar nga...

Përshtypjet E Një Gruaje Shtatzënë

Lexova diku para disa kohësh se në momentin që një grua merr vendim për të lindur një fëmijë, ajo...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here